Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë të Belgjikës për bashkëpunimin policor”
Ligji nr. 9427, datë 13 tetor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9427
- Data e miratimit
- 13 tetor 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 84, 10 nëntor 2005
- Hyn në fuqi
- 25 nëntor 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 84, datë 2005-11-10
LIGJ
Nr.9427, datë 13.10.2005
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË BELGJIKËS PËR BASHKËPUNIMIN POLICOR”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Belgjikës për bashkëpunimin policor”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4678, datë 1.11.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu
MARRËVESHJE
NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË TË BELGJIKËS PËR BASHKËPUNIMIN POLICOR
Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Mbretërisë së Belgjikës, të quajtura më poshtë “Palë Kontraktuese”;
duke u bazuar në angazhimin për të zhvilluar marrëdhënie miqësie dhe bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve dhe në veçanti duke u bazuar në vullnetin e përbashkët për të forcuar bashkëpunimin policor midis tyre;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.