Për një ndryshim në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar
Ligji nr. 9431, datë 13 tetor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9431
- Data e miratimit
- 13 tetor 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 83, 7 nëntor 2005
- Hyn në fuqi
- 22 nëntor 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 83, datë 2005-11-07
LIGJ
Nr.9431, datë 13.10.2005
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998
“PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat ”, të ndryshuar, bëhet ky
ndryshim:
Neni 1
Pika 1 e nenit 32/3 ndryshohet si më poshtë:
“1. Shkalla tatimore e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin është 1,5 për qind.”.
Neni 2
Diferencat që mund të krijohen nga veprimi i këtij ligji, krahasuar me planifikimin e vitit
2005 për buxhetin e pushtetit vendor, do të kompensohen nga Ministria e Financave nëpërmjet grantit.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4682, da të 1.11.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.