Ligj

Për një ndryshim në ligjin nr.8978, datë 12.12.2002 “Për taksën vendore për biznesin e vogël”, i ndryshuar me ligjin nr.9327, datë 6.12.2004

Ligji nr. 9432, datë 13 tetor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9432
Data e miratimit
13 tetor 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 83, 7 nëntor 2005
Hyn në fuqi
22 nëntor 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 83, datë 2005-11-07

LIGJ

Nr.9432, datë 13.10.2005

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8978, DATË 12.12.2002 “PËR TAKSËN VENDORE

PËR BIZNESIN E VOGËL”, I NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.9327, DATË 6.12.2004

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 e 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8978, datë 12.12.2002 “Për taksën vendore për bizn esin e vogël”, i ndryshuar me

ligjin nr.9327, datë 6.12.2004, bëhet ky ndryshim:

Neni 1

Tabela 1, e përcaktuar në pikën 4 të nenit 5 të ligjit nr.8978, datë 12.12.2002 “Për taksën

vjetore për biznesin e vogël”, zëvendësohet me tabelën 1 bashkëlidhur këtij ligji.

Neni 2

Diferencat që mund të krijohen nga veprimi i këtij ligji, krahasuar me planifikimin e vitit 2005

për buxhetin e pushtetit vendor, do të kompensohen nga Ministria e Financave nëpërmjet grantit.

Neni 3

Ngarkohet Ministri i Financave të nxjerrë udhëzimet përkatëse për zbatimin e këtij ligji.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4683, da të 1.11.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

Tabela 1

Nivelet treguese të taksave vendore për biznesin e vogël (në mijë lekë në vit)

Nr.

Tipi i biznesit

Kat.1 Kat.2 Kat.3

Ishte Bëhet Ishte Bëhet Ishte Bëhet

A Shitje me pakicë 60 30 20 10 15 7,5

B Shitje me shumicë 60 30 20 10 15 7,5

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.