Për ratifikimin e “Marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për huanë dhënë shoqërisë “Tirana Airport Partners (TAP)” sh.p.k. nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Punët e infrastrukturës publike dhe ndërtimi i seksionit rrugor të aeroportit””
Ligji nr. 9433, datë 20 tetor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9433
- Data e miratimit
- 20 tetor 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 86, 14 nëntor 2005
- Hyn në fuqi
- 29 nëntor 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 86, datë 2005-11-14
LIGJ
Nr.9433, datë 20.10.2005
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË GARANCISË NDËRMJET REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR
HUANË DHËNË SHOQËRISË “TIRANA AIRPORT PARTNERS (TAP)” SHPK NGA
BANKA EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR PROJEKTIN “PUNËT E
INFRASTRUKTURËS PUBLIKE DHE NDËRTIMI I SEKSIONIT RRUGOR TË
AEROPORTIT””
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës
Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për huanë dhënë shoqërisë “ Tirana Airport Partne rs ( TAP)”
shpk nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projek tin “Punët e infrastrukturës publike
dhe ndërtimi i seksionit rrugor të aeroportit””.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4690, da të 8.11.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë
Alfred Moisiu
MARRËVESHJE GARANCIE
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE
PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR PROJEKTIN E PUNIMEVE TË INFRASTRUKTURËS
PUBLIKE DHE SEKSIONIT RRUGOR TË AEROPORTIT “NËNË TEREZA”
Marrëveshje e datës 23 mars 2005 ndërmjet Republikës së Shqipër isë (“Garantuesi”) dhe
Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Banka”)
Hyrje
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.