Për ratifikimin e “Marrëveshjes për shtesa dhe ndryshime në kontratën financiare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve për projektin e rrugëve europiane–Shqipëria”
Ligji nr. 9435, datë 20 tetor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9435
- Data e miratimit
- 20 tetor 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 86, 14 nëntor 2005
- Hyn në fuqi
- 29 nëntor 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 86, datë 2005-11-14
LIGJ
Nr.9435, datë 20.10.2005
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES PËR SHTESA DHE NDRYSHIME NË KONTRATËN FINANCIARE NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE TË INVESTIMEVE PËR PROJEKTIN E RRUGËVE EUROPIANE – SHQIPËRIA”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja për shtesa dhe ndryshime në kontratën financiare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve për projektin e rrugëve europiane – Shqipëria”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4689, datë 1.11.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu
MARRËVESHJA
PËR SHTOJCA DHE NDRYSHIME NË KONTRATËN FINANCIARE MIDIS REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE TË INVESTIMEVE
Kjo Marrëveshje është midis:
Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministri i Financave, z.Ridvan Bode, që gjithashtu vepron në emër të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, e quajtur “Huamarrësi”, nga njëra anë, dhe Bankës Europiane të Investimeve me seli në Luksemburg, përfaqësuar nga Znj.Grammatiki Tsingou Papadopetrou, drejtor dhe z. Matteo Rivellini, këshilltar ligjor, që këtu e tutje quhet “Banka”.
Pala tjetër, ku:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.