Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Sllovake për ristrukturimin dhe shlyerjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë kundrejt Republikës Sllovake”
Ligji nr. 9434, datë 20 tetor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9434
- Data e miratimit
- 20 tetor 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 86, 14 nëntor 2005
- Hyn në fuqi
- 29 nëntor 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 86, datë 2005-11-14
LIGJ
Nr.9434, datë 20.10.2005
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SLLOVAKE PËR RISTRUKTURIMIN DHE SHLYERJEN E BORXHIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË KUNDREJT REPUBLIKËS SLLOVAKE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Sllovake për ristrukturimin dhe shlyerjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë kundrejt Republikës Sllovake”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4691, datë 8.11.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu
MARRËVESHJE
NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SLLOVAKE DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË MBI RISTRUKTURIMIN DHE SHLYERJEN E BORXHIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË KUNDREJT REPUBLIKËS SLLOVAKE
Qeveria e Republikës Sllovake dhe Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë (më poshtë “Palët Kontraktuese”),
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.