Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes së grantit GEF ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim e Zhvillim për projektin e zhvillimit të burimeve natyrore”

Ligji nr. 9437, datë 27 tetor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9437
Data e miratimit
27 tetor 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 89, 25 nëntor 2005
Hyn në fuqi
10 dhjetor 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 89, datë 2005-11-25

LIGJ

Nr.9437, datë 27.10.2005

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË GRANTIT GEF NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM E ZHVILLIM PËR PROJEKTIN E ZHVILLIMIT TË BURIMEVE NATYRORE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e grantit GEF ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim e Zhvillim për projektin e zhvillimit të burimeve natyrore”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4693, datë 11.11.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

MARRËVESHJE GRANTI

E FONDIT GLOBAL MJEDISOR

Marrëveshje e datës __________________, 2005, midis Shqipërisë (Marrësi) dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (Banka), si agjenci zbatuese e Fondit Global të Mjedisit, për fondet grant që siguron Fondi i Trusteve GEF për vendet anëtare të bankës pjesëmarrëse në GEF.

Meqenëse A) Banka, në vijim të rezolutës nr.91-5 të 14 marsit 1991 të drejtorëve ekzekutivë të Bankës, ka themeluar GEF për të ndihmuar mbrojtjen e mjedisit global, si dhe për të nxitur një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm nga pikëpamja mjedisore;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.