Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Arabe të Egjiptit për shmangien e tatimeve të dyfishta dhe parandalimin e evazionit fiskal, në lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin”

Ligji nr. 9440, datë 11 nëntor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9440
Data e miratimit
11 nëntor 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 93, 8 dhjetor 2005
Hyn në fuqi
23 dhjetor 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 93, datë 2005-12-08

LIGJ

Nr.9440, datë 11.11.2005

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ARABE TË EGJIPTIT PËR SHMANGIEN E TATIMEVE TË DYFISHTA DHE PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL, NË LIDHJE ME TATIMET MBI TË ARDHURAT DHE MBI KAPITALIN”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Arabe të Egjiptit për shmangien e tatimeve të dyfishta dhe parandalimin e evazionit fiskal, në lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin”, bërë në Kajro më 23 shkurt 2005.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4705, datë 30.11.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ARABE TË EGJIPTIT PËR SHMANGIEN E TATIMEVE TË DYFISHTA DHE PËR PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL LIDHUR ME TATIMET MBI TË ARDHURAT DHE MBI KAPITALIN

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës Arabe të Egjiptit,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.