Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për një grant deri në 16 000 000 euro”
Ligji nr. 9439, datë 11 nëntor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9439
- Data e miratimit
- 11 nëntor 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 93, 8 dhjetor 2005
- Hyn në fuqi
- 23 dhjetor 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 93, datë 2005-12-08
LIGJ
Nr.9439, datë 11.11.2005
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETIT EUROPIAN PËR NJË GRANT DERI NË 16 000 000 EURO”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për një grant deri në 16 000 000 (gjashtëmbëdhjetë milionë) euro”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4704, datë 30.11.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu
MARRËVESHJE GRANTI
NDËRMJET KOMUNITETIT EUROPIAN DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR NJË GRANT DERI NË 16 MILIONË EURO
1. Granti
a) Komuniteti Europian bën të vlefshme për Republikën e Shqipërisë (Vendi), sipas kushteve dhe termave të përcaktuara në vendimin 2004/580/KE, në memorandumin e mirëkuptimit përkatës, një grant asistence prej dy këstesh, për shumën deri në 16 milionë euro me qëllim zbutjen e kufizimeve të financimit të huaj, duke mbështetur një situatë të qëndrueshme të bilancit të pagesave dhe duke siguruar pozicionin e rezervave të këmbimit të jashtëm. Kësti i parë do të jetë në shumën 3 milionë euro dhe kësti i dytë deri në shumën 13 milionë euro.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.