Për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e qumështit dhe të produkteve me bazë qumështi
Ligji nr. 9441, datë 11 nëntor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.
- Numri
- 9441
- Data e miratimit
- 11 nëntor 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 93, 8 dhjetor 2005
- Hyn në fuqi
- 23 dhjetor 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 93, datë 2005-12-08
LIGJ
Nr.9441, datë 11.11.2005
PËR PRODHIMIN, GRUMBULLIMIN, PËRPUNIMIN DHE TREGTIMIN E QUMËSHTIT DHE TË PRODUKTEVE ME BAZË QUMËSHTI
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim:
Të sigurojë prodhimin e qumështit në ferma, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e qumështit të papërpunuar, të qumështit për konsum dhe të produkteve me bazë qumështi, prodhimin dhe tregtimin me cilësi të kontrolluar, sipas kërkesave dhe standardeve të tregut të brendshëm dhe të jashtëm.
Të realizojë kontroll për pajisjen me leje të fermave të prodhimit të qumështit dhe të qendrave të grumbullimit, standardizimit dhe përpunimit të tij.
Të garantojë sigurinë e konsumatorit për qumështin dhe produktet me bazë qumështi.
Neni 2
Fusha e zbatimit
Objekt i zbatimit të këtij ligji janë:
Fermat prodhuese, qendrat e grumbullimit, të standardizimit dhe përpunimit të qumështit dhe të produkteve me bazë qumështi.
Lënda e parë, qumësht i papërpunuar, qumësht për konsum, produktet me bazë qumështi dhe shtesat (aditivët).
Ambalazhimi, etiketimi, magazinimi, transporti dhe kontrolli i qumështit për konsum njerëzor dhe i produkteve me bazë qumështi.
Neni 3
Përkufizime
Për qëllimet e këtij, ligji termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 14 shkurt 2013 · 73/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9441, datë 11.11.2005 “Për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e qumështit dhe të produkteve me bazë qumështi”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.