Për ratifikimin e “Marrëveshjes së kredisë së zhvillimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), në kuadër të programit të Komunitetit të Energjisë së Europës Juglindore”
Ligji nr. 9444, datë 16 nëntor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9444
- Data e miratimit
- 16 nëntor 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 96, 15 dhjetor 2005
- Hyn në fuqi
- 30 dhjetor 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 96, datë 2005-12-15
LIGJ
Nr.9444, datë 16.11.2005
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË SË ZHVILLIMIT NDËRMJET
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA),
NË KUADËR TË PROGRAMIT TË KOMUNITETIT TË ENERGJISË SË EUROPËS
JUGLINDORE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 shkronja “ç” të Kushtetutës, me propozimin
e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e kredisë së zhvillimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës
Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), në kuadër të programit të Komunitetit të Energjisë së Europës
Juglindore”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4709, datë 30.11.2005 të Pres identit të Republikës së Shqipërisë
Alfred Moisiu
MARRËVESHJE HUAJE PËR ZHVILLIM
(KOMPONENTI SHQIPTAR-PROJEKTI I KESH)
Ndërmjet Shqipërisë dhe Shoqatës për Zhvillim Ndërkombëtar (IDA)
Marrëveshje e datës 25.7.2005 ndërmjet Shqipërisë (Huamarrësi) dhe Shoqatës për Zhvillim
Ndërkombëtar (Shoqata)
Meqenëse:
A. Huamarrësi, pasi është i bindur përsa i përket fizibilitetit dhe prioritetit të projektit, përshkruar
në programin 2 të kësaj Marrëveshjeje, i ka kërkuar Shoqatës të asistojë në financimin e projektit;
B. Huamarrësi ka shprehur angazhimin e tij në Komunitetin e Energjisë së Europës Juglindore, që
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.