Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën “Për juridiksionin, ligjin e zbatueshëm, njohjen, zbatimin dhe bashkëpunimin, në lidhje me përgjegjësinë prindërore dhe masat për mbrojtjen e fëmijëve"
Ligji nr. 9443, datë 16 nëntor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9443
- Data e miratimit
- 16 nëntor 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 96, 15 dhjetor 2005
- Hyn në fuqi
- 30 dhjetor 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 96, datë 2005-12-15
LIGJ
Nr.9443, datë 16.11.2005
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN "PËR JURIDIKSIONIN,
LIGJIN E ZBATUESHËM, NJOHJEN, ZBATIMIN DHE BASHKËPUNIMIN, NË LIDHJE ME
PËRGJEGJËSINË PRINDËRORE DHE MASAT PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE"
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në Konventën "Për juridiksionin, ligjin e zbatueshëm, njohjen,
zbatimin dhe bashkëpunimin, në lidhje me përgjegjësinë prindërore dhe masat për mbrojtjen e fëmijëve",
bërë në Hagë më 19 tetor 1996, me rezervat dhe deklarimet e parashikuara në këtë ligj.
Neni 2
Në përputhje me paragrafin e parë të nenit 29 të Konventës, autoriteti qendror për përmbushjen e
detyrave të kësaj Konvente është Ministria e Drejtësisë.
Neni 3
Në përputhje me paragrafin e dytë të nenit 34 të Konventës, Republika e Shqipërisë deklaron se
kërkesat, sipas paragrafit të parë të këtij neni, do t' u komunikohen autoriteteve të tij vetëm nëpërmjet
autoritetit qendror.
Neni 4
Në përputhje me paragrafin e parë të nenit 60 të Konventës, Republika e Shqipërisë rezervon të
drejtën e juridiksionit të autoriteteve të veta për të marrë masa për mbrojtjen e pasurisë së fëmijës në
territorin e vet, si dhe rezervon të drejtën e mosnjohjes së një përgjegjësie prindërore apo të një mase për sa
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.