Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr.8869, datë 22.5.2003 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”

Ligji nr. 9445, datë 16 nëntor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9445
Data e miratimit
16 nëntor 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 97, 21 dhjetor 2005
Hyn në fuqi
5 janar 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 97, datë 2005-12-21

LIGJ

Nr.9445, datë 16.11.2005

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8869, DATË 22.5.2003

“PËR GARDËN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8869, datë 22.5.2003 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 4 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 4

Garda e Republikës së Shqipërisë ruan dhe mbron:

a) Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, si dhe familjet e tyre;

b) personalitetet e huaja, të të njëjtit nivel me personalitetet shqiptare të përmendura në shkronjën

“a”, që vijnë në vendin tonë, si dhe personalitete të tjera të huaja, për të cilët Ministri i Brendshëm e

vlerëson të nevojshme ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre;

c) personalitetet shtetërore vendase, të cilat përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave;

ç) rezidencat presidenciale, selinë dhe zyrat e Kuvendit të Shqipërisë, selinë e Këshillit të

Ministrave dhe mjediset ku vendosen personalitetet e huaja, të përcaktuara në shkronjën “b” të këtij neni;

d) banesat e personaliteteve të larta shtetërore dhe seli të tjera shtetërore, të cilat përcaktohen me

vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 2

Neni 5 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 5

1. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri ruhen dhe mbrohen

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.