Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën “Për aspektet civile të rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijës”
Ligji nr. 9446, datë 24 nëntor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9446
- Data e miratimit
- 24 nëntor 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 97, 21 dhjetor 2005
- Hyn në fuqi
- 5 janar 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 97, datë 2005-12-21
LIGJ
Nr.9446, datë 24.11.2005
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN
“PËR ASPEKTET CIVILE TË RRËMBIMIT NDËRKOMBËTAR TË FËMIJËS”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në Konventën “Për aspektet civile të rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijës”, bërë në Hagë më 25 tetor 1980, me rezervën e parashikuar në këtë ligj.
Neni 2
Në përputhje me paragrafin e parë të nenit 6 të Konventës, autoriteti qendror për përmbushjen e detyrave të kësaj Konvente është Ministria e Drejtësisë.
Neni 3
Në përputhje me nenin 42 të Konventës, Republika e Shqipërisë rezervon të drejtën të mos jetë e detyruar të marrë përsipër ndonjë kosto, që parashikohet në paragrafin e tretë të nenit 26 të Konventës, si rezultat i pjesëmarrjes së konsulentit apo konsulentëve ligjorë ose nga procesi gjyqësor, vetëm deri në atë shkallë, që këto kosto mund të mbulohen nga sistemi i asistencës apo konsulencës ligjore.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4716, datë 8.12.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu
KONVENTA
PËR ASPEKTET CIVILE TË RRËMBIMIT NDËRKOMBËTAR TË FËMIJËS
(lidhur në 25 tetor 1980)
Vendet nënshkruese të kësaj Konvente,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.