Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8461, datë 25.2.1999 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 9447, datë 24 nëntor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9447
Data e miratimit
24 nëntor 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 97, 21 dhjetor 2005
Hyn në fuqi
5 janar 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 97, datë 2005-12-21

LIGJ

Nr.9447, datë 24.11.2005

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8461, DATË 25.2.1999

“PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8461, datë 25.2.1999 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,

bëhen shtesat e ndryshimet si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 11 shtohen paragrafët me këtë përmbajtje:

“Departamentet e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, që janë pjesë e spitaleve

universitare, përbëhen nga shërbimet.

Shërbimi është njësi diagnostike dhe trajtuese themelore e spitaleve universitare, që formohet në

bazë të special itetit dhe/ose në bazë të numrit të shtretërve. Në shërbim kryhet procesi pedagogjik dhe

kërkimi shkencor.”.

Neni 2

Neni 12 ndryshohet si më poshtë:

"Neni 12

Në strukturat e njësive të shkollave të larta përfshihen institutet, qendrat dhe sektorët kërkimorë,

laboratorët dhe atelietë mësimore, klinikat, shërbimet mjekësore universitare, studiot, bibliotekat, qendrat

sportive, muzetë, fermat eksperimentale, që funksionojnë sipas rregulloreve të brendshme përkatëse.".

Neni 3

Para fjalisë së fundit të nenit 18 shtohen paragrafët me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.