Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8811, datë 17.5.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”
Ligji nr. 9448, datë 5 dhjetor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9448
- Data e miratimit
- 5 dhjetor 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 99, 29 dhjetor 2005
- Hyn në fuqi
- 13 janar 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 99, datë 2005-12-29
LIGJ
Nr.9448, datë 5.12.2005
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8811, DATË 17.5.2001 “PËR
ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË”
Në mbështetje të neneve 81 pika 2 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një gru pi
deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.8811, datë 17.5.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të
Drejtësisë”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 4 pika 2, pas fjalës “juristë” shtohen fjalët “jo gjyqtarë”.
Neni 2
Neni 5 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 5
Papajtueshmëritë
Mandati i anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë është i papajtueshëm me çdo veprimtari
tjetër politike, publike ose private, përveç mësimdhënies.”.
Neni 3
Neni 6 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 6
Kohëzgjatja në detyrë, imuniteti dhe paga
1. Anëtarët e zgjedhur qëndrojnë në detyrë për një periudhë 5- vjeçare pa të drejtë rizgjedhjeje
të menjëhershme. Anëtarët e KLD -së, të zgjedhur prej Konferencës Gjyqësore Kombëtare ose
Kuvendit, e ushtrojnë detyrën e tyre me kohë të plotë. Afati i qëndrimit në detyrë i anëtarëve të
zgjedhur të KLD-së fillon nga data e zgjedhjes së tyre.
2. Pas përfundimit të mandatit, anëtari i zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare
rikthehet pranë gjykatës ku kryente detyrën si gjyqtar, ose me pëlqimin e tij në një gjykatë tjetër të të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.