Për ratifikimin e “Protokollit nr.14 të Konventës “Për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”, që ndryshon sistemin e kontrollit të Konventës”
Ligji nr. 9453, datë 15 dhjetor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9453
- Data e miratimit
- 15 dhjetor 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 106, 31 dhjetor 2005
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 106, datë 2005-12-31
LIGJ
Nr.9453, datë 15.12.2005
PËR RATIFIKIMIN E “PROTOKOLLIT NR.14 TË KONVENTËS “PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE LIRIVE THEMELORE”, QË NDRYSHON SISTEMIN E KONTROLLIT TË KONVENTËS”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Protokolli nr.14 i Konventës “Për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”, që ndryshon sistemin e kontrollit të Konventës”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4744, datë 6.1.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu
PROTOKOLLI NR.14
I KONVENTËS PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE LIRIVETHEMELORE QË NDRYSHON SISTEMIN E KONTROLLIT TË KONVENTËS
Preambul
Shtetet anëtare të Këshillit të Europës, nënshkruese të këtij protokolli të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, nënshkruar në Romë, më 4 nëntor 1950 (që këtu do të quhet “Konventa”),
duke pasur parasysh rezolutën nr.1 dhe deklaratën e miratuar nga konferenca ndërministrore europiane mbi të drejtat e njeriut, mbajtur në Romë më 3 dhe 4 nëntor 2000;
duke pasur parasysh deklaratat e miratuara nga Komiteti i Ministrave më 8 nëntor 2001, 7 nëntor 2002 dhe 15 maj 2003, në sesionin e tij, përkatësisht të 109-të, 111-të dhe 112-të;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.