Ligj

Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar

Ligji nr. 9454, datë 21 dhjetor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9454
Data e miratimit
21 dhjetor 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 105, 31 dhjetor 2005
Hyn në fuqi
15 janar 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 105, datë 2005-12-31

LIGJ

Nr.9454, datë 21.12.2005

PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7928, DATË 27.4.1995

“PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, bëhen këto

shtesa e ndryshime:

Neni 1

Në fund të pikës 5 të nenit 10 “Furnizimet e përziera” shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Pika 5 e këtij neni nuk zbatohet në rastin e shoqërive të ndërtimit, të cilat ndërtojnë për të

shitur, pavarësisht nga fakti se sipërmarrësi i punimeve dhe investitori janë i njëjti person i tatueshëm.

Në këtë rast furnizimi i procesit të ndërtimit është i tatueshëm, sipas rregullave të përcaktuara në

udhëzimin e Ministrit të Financave.”.

Neni 2

Neni 20 “Toka dhe ndërtesat” ndryshohet si më poshtë:

“Neni 20

1. Furnizimi i tokës dhe i truallit ose dhënia me qira e tyre është një furnizimi përjashtuar,

përveç rasteve të shfrytëzimit për parking ose magazinim të mjeteve të transportit dhe të mjeteve të

tjera lëvizëse.

2. Furnizimi i ndërtesave, përveç procesit të ndërtimit, është një furnizim i përjashtuar.

3. Dhënia me qira e ndërtesave, pronë publike, nga organet e pushtetit qendror ose vendor,

është furnizim i përjashtuar.”.

Neni 3

Neni 25/3 ndryshohet si më poshtë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.