Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr.9339, datë 21.12.2004 “Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2005”

Ligji nr. 9463, datë 27 dhjetor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9463
Data e miratimit
27 dhjetor 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 100, 29 dhjetor 2005
Hyn në fuqi
29 dhjetor 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 100, datë 2005-12-29

3187

LIGJ

Nr.9463, datë 27.12.2005

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9339, DATË 21.12.2004

“PËR BUXHETIN E SHTETIT TË VITIT 2005”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 2, 84 pika 4 dhe 160 pika 1 të Kushtetutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.9339, datë 21.12.2004 “Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2005”, bëhen këto

ndryshime:

Neni 1

Neni 3 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 3

Buxheti i sigurimeve shëndetësore për vitin 2005 është:

Të ardhurat, gjithsej 6 593 milionë lekë;

- Nga kontributet dhe të tjera 3 343 milionë lekë;

- Transferimet nga Buxheti i Shtetit 3 250 milionë lekë;

Shpenzimet 6 893 milionë lekë;

Deficit - 300 milionë lekë;

Financimi:

Ndryshimi i gjendjes së arkës së ISKSH-së 300 milionë lekë.”.

Neni 2

Paragrafi i parë i nenit 5 ndryshohet si më poshtë:

“Kufiri i financimit të deficitit të buxhetit të përgjithshëm nga burime të brendshme është 28

613 milionë lekë, nga i cili 4 951 milionë lekë financohen nga të ardhurat e privatizimit dhe 300

milionë lekë nga ndryshimi i gjendjes së arkës së ISKSH -së. Në rast mosrealizimi të të ardhurave të

buxhetit dhe të të ardhurave nga privatizimi, huamarrja për financimin e deficitit të brendshëm do të

jetë 23 362 milionë lekë. Këshilli i Ministrave merr masa për kompensimin e diferencave nga burime

suplementare ose nga shkurtimi i shpenzimeve.”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.