Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Çeke për zgjidhjen e borxhit të Shqipërisë kundrejt Republikës Çeke”

Ligji nr. 9465, datë 19 janar 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9465
Data e miratimit
19 janar 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 6, 8 shkurt 2006
Hyn në fuqi
23 shkurt 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 2006-02-08

LIGJ

Nr.9465, datë 19.1.2006

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ÇEKE PËR ZGJIDHJEN E BORXHIT TË SHQIPËRISË KUNDREJT REPUBLIKËS ÇEKE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 shkronja “ç” të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Çeke për zgjidhjen e borxhit të Shqipërisë kundrejt Republikës Çeke”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4762, datë 2.2.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu

MARRËVESHJE

NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS ÇEKE DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR ZGJIDHJEN E BORXHIT TË SHQIPËRISË KUNDREJT REPUBLIKËS ÇEKE

Qeveria e Republikës Çeke dhe Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë (më poshtë “Palët Kontraktuese”),

mbështetur në protokollin ndërmjet Qeverisë së Republikës Federale Çeke e Sllovake dhe Qeverisë së Republikës të Shqipërisë mbi zgjidhjen e të ardhurave dhe detyrimeve reciproke në kuadrin e marrëdhënieve ekzistuese të pagesave deri më 31 dhjetor 1991, nënshkruar në Tiranë më 23 janar 1992,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.