Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për ripranimin e personave që qëndrojnë pa autorizim”

Ligji nr. 9466, datë 23 janar 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9466
Data e miratimit
23 janar 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 8, 13 shkurt 2006
Hyn në fuqi
28 shkurt 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 8, datë 2006-02-13

LIGJ

Nr.9466, datë 23.1.2006

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETIT EUROPIAN PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE QË QËNDROJNË PA AUTORIZIM”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 shkronja “b” të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për ripranimin e personave që qëndrojnë pa autorizim”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4766, datë 8.2.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu

MARRËVESHJE

NDËRMJET KOMUNITETIT EUROPIAN DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE QË QËNDROJNË PA AUTORIZIM

Palët e Larta Kontraktuese, Komuniteti Europian, në vijim i përkufizuar si “Komuniteti”,

dhe Republika e Shqipërisë, në vijim e përkufizuar si “Shqipëria”,

të vendosura për të forcuar bashkëpunimin e tyre me qëllimin për të luftuar emigracionin e paligjshëm në mënyrë më efektive;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.