Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin “Për mbetjet eksplozive të luftës”, të Konventës “Për ndalimin ose kufizimin e përdorimit të armëve të quajtura konvencionale, të cilat mund të konsiderohen se shkaktojnë dëmtime të mëdha ose pasoja pa dallim” (Protokolli V)
Ligji nr. 9468, datë 2 shkurt 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9468
- Data e miratimit
- 2 shkurt 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 16, 6 mars 2006
- Hyn në fuqi
- 21 mars 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 16, datë 2006-03-06
LIGJ
Nr.9468, datë 2.2.2006
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN “PËR MBETJET EKSPLOZIVE TË LUFTËS” TË KONVENTËS “PËR NDALIMIN OSE KUFIZIMIN E PËRDORIMIT TË ARMËVE TË QUAJTURA KONVENCIONALE, TË CILAT MUND TË KONSIDEROHEN SE SHKAKTOJNË DËMTIME TË MËDHA OSE PASOJA PA DALLIM” (PROTOKOLLI V)
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në Protokollin “Për mbetjet eksplozive të luftës” të Konventës “Për ndalimin ose kufizimin e përdorimit të armëve të quajtura konvencionale, të cilat mund të konsiderohen se shkaktojnë dëmtime të mëdha ose pasoja pa dallim” (Protokolli V).
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4787, datë 24.2.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu
PROTOKOLL
MBI MBETJET EKSPLOZIVE TË LUFTËS
(PROTOKOLLI V)
Palët Kontraktuese,
duke njohur problemet e rënda humanitare, postkonfliktuale të shkaktuara nga eksplozivat e mbetur nga lufta,
të ndërgjegjshëm për nevojën e përfundimit të një protokolli për masat rregulluese pas konflikteve të një natyre të përgjithshme, me qëllim zvogëlimin e rreziqeve dhe ndikimeve të mbetura nga lufta,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.