Për një ndryshim në ligjin nr.8580, datë 17.2.2000 “Për partitë politike”
Ligji nr. 9452, datë 2 shkurt 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9452
- Data e miratimit
- 2 shkurt 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 15, 2 mars 2006
- Hyn në fuqi
- 17 mars 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 2006-03-02
LIGJ
Nr. 9452, datë 2.2.2006
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8580, DATË 17.2.2000 “PËR PARTITË POLITIKE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e deputetit Blerim
Çela,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.8580, datë 17.2.2000 “Për partitë politike”, neni 19 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 19
Në Buxhetin e Shtetit parashikohet ndihma financiare për kryerjen e veprimtarisë vjetore të
partive politike.
70 për qind e ndihmës shtet ërore ndahet sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e
fundit parlamentare. Çdo parti që merr pjesë në Kuvend, përfiton një mbështetje financiare në
përputhje me numrin e deputetëve që ka fituar në mazhoritar dhe proporcional.
20 për qind e ndihmës shtetërore ndahet në mënyrë të barabartë midis partive parlamentare.
10 për qind e ndihmës shtetërore ndahet sipas përqindjes së fituar midis partive politike që
kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar mbi 1 për qind të votave.
Pjesa që mbetet pa u shpërndarë nga 10- përqindëshi, i shtohet fondit prej 70 për qind dhe u
ndahet partive parlamentare.”.
Neni 2
Ky lidh hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4786, datë 24.2.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred
Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.