Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9228, datë 29.4.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”

Ligji nr. 9477, datë 9 shkurt 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9477
Data e miratimit
9 shkurt 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 8 mars 2006
Hyn në fuqi
23 mars 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 2006-03-08

LIGJ

Nr.9477, datë 9.2.2006

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9228, DATË 29.4.2004

“PËR KONTABILITETIN DHE PASQYRAT FINANCIARE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.9228, datë 29.4.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, bëhen këto

ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në pikën 3 të nenit 20 “Përbërja dhe zgjatja e mandatit” të kreut IV, fjalët “mandati 6-vjeçar”

zëvendësohen me fjalët “mandati 4-vjeçar”.

Neni 2

Në pikën 4 të nenit 20 fjalët “ka mandat 4-vjeçar, me të drejtën e rimandatimit”, zëvendësohen

me fjalët “ka mandat 3-vjeçar, me të drejtën e rimandatimit”.

Neni 3

Në pikën 5 të nenit 20 bëhen shtesa dhe ndryshimi si më poshtë:

1. Në shkronjën “a”, pas fjalëve “në fushën e kontabilitetit” shtohen fjalët “dhe/ose financës;”.

2. Shkronjat “b” dhe “c” bashkohen dhe shkronja “b” riformulohet si më poshtë:

“b) të kenë fituar titullin “Profesor” ose gradën shkencore “Doktor shkencash” prej jo më pak

se një viti ose të kenë fituar një “Master në kontabilitet dhe/ose financë“ prej jo më pak se 3 vjetësh,

ose të kenë një përvojë pune me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit dhe të raportimit financiar

mbi 5 vjet, apo me standardet kombëtare të kontabilitetit mbi 7 vjet;”.

3. Shkronja “ç” bëhet “c” dhe shkronja “d” bëhet “ç”.

Neni 4

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.