Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8894, datë 14.5.2002 “Për Agjencinë e Trajtimit të Kredive”, të ndryshuar

Ligji nr. 9476, datë 9 shkurt 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9476
Data e miratimit
9 shkurt 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 8 mars 2006
Hyn në fuqi
23 mars 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 2006-03-08

LIGJ

Nr.9476, datë 9.2.2006

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8894, DATË 14.5.2002 “PËR

AGJENCINË E TRAJTIMIT TË KREDIVE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8894, datë 14.5.2002 “Për Agjencinë e Trajtimit të Kredive”, të ndryshuar, bëhen

këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Neni 4 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 4

Agjencia është person juridik publik, në varësi të Ministrit të Financave, me seli në Tiranë.

Agjencia e ushtron veprimtarinë e vet në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe legjislacionin në

fuqi.”.

Neni 2

Pika 1 e nenit 14 ndryshohet si më poshtë:

“1. Këshilli Mbikëqyrës i Agjen cisë është përgjegjës për drejtimin e Agjencisë. Ai përgjigjet

dhe raporton çdo 6 muaj përpara Ministrit të Financave.”.

Neni 3

Në nenin 23 bëhen këto ndryshime:

1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“l. Vendimi për mbylljen e veprimtarisë së Agjencisë merret nga Këshilli i Ministrave, sipas

propozimit të Ministrit të Financave.”.

2. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Pas mbylljes së Agjencisë, pjesa e mbetur e aktiveve dhe pasiveve administrohet nga

Ministria e Financave.”.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4798, datë 3.3.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.