Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”

Ligji nr. 9475, datë 9 shkurt 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9475
Data e miratimit
9 shkurt 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 19, 9 mars 2006
Hyn në fuqi
24 mars 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 2006-03-09

LIGJ

Nr.9475, datë 9.2.2006

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9367, DATË 7.4.2005 “PËR

PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE

PUBLIKE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e

funksioneve publike”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Pika 1 e nenit 12 shfuqizohet.

Neni 2

Në nenin 14 bëhen këto ndryshime:

1. Në fund të pikës 1 shtohen fjalët “edhe nivelet drejtuese në Drejtorinë e Përgjithshme të

Parandalimit të Pastrimit të Parave”.

2. Pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje:

“1/1. Deklarimi para fillimit të punës dhe ai pas largimit nga funksioni janë raste të veçanta të

deklarimit periodik.”.

3. Pika 2 shfuqizohet.

4. Në pikën 3, fjalët “sipas gjendjes familjare, të përcaktuar në certifikatë për periudhën e

deklarimit” shfuqizohen.

5. Fjalia e fundit e pikës 5 shfuqizohet.

Neni 3

Në nenin 15 bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 5, fjalia hyrëse ndryshohet si më poshtë:

“Zyrtarët që fillojnë punë për herë të parë në njërin nga funksionet që mbartin detyrimin për

deklarim periodik, deklarojnë vetëm:”.

2. Në pikën 6 rreshti i katërt hiqen fjalët “në datën e largimit nga funksioni”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.