Ligj

Për ratifikimin e Konventës kuadër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë “Për kontrollin e duhanit”

Ligji nr. 9474, datë 9 shkurt 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9474
Data e miratimit
9 shkurt 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 19, 9 mars 2006
Hyn në fuqi
24 mars 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 2006-03-09

LIGJ

Nr.9474, datë 9.2.2006

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS KUADËR TË ORGANIZATËS BOTËRORE TË

SHËNDETËSISË “PËR KONTROLLIN E DUHANIT”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet Konventa Kuadër e Organizatës Botërore të Shëndetësisë “Për kontrollin e

duhanit”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4796, datë 9.2.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred

Moisiu

PREAMBULA

Palët në këtë Konventë,

të vendosura për t’i dhënë përparësi së drejtës së tyre për të mbrojtur shëndetin publik;

të vetëdijshme se përhapja e epidemisë së duhanit është një problem botëror me pasoja të

rënda për shëndetin publik, që kërkon bashkëpunimin më të gjerë të mundshëm ndërkombëtar dhe

pjesëmarrjen e të gjitha vendeve në një reagim efektiv, të përshtatshëm dhe gjithëpërfshirës

ndërkombëtar;

duke reflektuar shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar rreth pasojave shkatërruese

shëndetësore, shoqërore, ekonomike dhe mjedisore të konsumimit të duhanit dhe ekspozimit ndaj

tymit të duhanit në shkallë botërore;

të shqetësuara thellësisht për rritjen e konsumimit dhe prodhimit të cigareve dhe prodhimeve

të tjera të duhanit në shkallë botërore, veçanërisht në vendet e zhvilluara, si dhe rreth ngarkesës që kjo

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.