Ligj

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në amendamentin e Konventës “Për ndalimin ose kufizimin e përdorimit të armëve të quajtura konvencionale, të cilat mund të konsiderohen se shkaktojnë dëmtime të mëdha ose pasoja pa dallim”

Ligji nr. 9472, datë 9 shkurt 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9472
Data e miratimit
9 shkurt 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 8 mars 2006
Hyn në fuqi
23 mars 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 2006-03-08

LIGJ

Nr.9472, datë 9.2.2006

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AMENDAMENTIN E KONVENTËS “PËR NDALIMIN OSE KUFIZIMIN E PËRDORIMIT TË ARMËVE TË QUAJTURA KONVENCIONALE, TË CILAT MUND TË KONSIDEROHEN SE SHKAKTOJNË DËMTIME TË MËDHA OSE PASOJA PA DALLIM”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në amendamentin e Konventës “Për ndalimin ose kufizimin e përdorimit të armëve të quajtura konvencionale, të cilat mund të konsiderohen se shkaktojnë dëmtime të mëdha ose pasoja pa dallim”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4794, datë 3.3.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

KONVENTA

MBI NDALIMIN OSE KUFIZIMIN E PËRDORIMIT TË DISA ARMËVE TË CAKTUARA KONVENCIONALE, TË CILAT MUND TË KONSIDEROHEN SE SHKAKTOJNË DËMTIME TË RËNDA OSE SJELLIN PASOJA PA DALLIM

Gjenevë, 10 tetor 1980

Amendament i nenit 1-21.12.2001

Neni 1

Qëllimi kryesor i zbatimit

Kjo Konventë dhe protokollet e aneksuara do të zbatohen në situata të cilat përmenden në nenin 2 të konventave të Gjenevës të 12 gushtit 1949 për mbrojtjen e viktimave të luftës, përfshirë çdo situatë të përshkruar në paragrafin 4 të nenit 1 të protokollit të parë shtesë të këtyre konventave.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.