Për disa ndryshime në ligjin nr.9418, datë 20.5.2005 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë
Ligji nr. 9481, datë 16 shkurt 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9481
- Data e miratimit
- 16 shkurt 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 33, 14 prill 2006
- Hyn në fuqi
- 29 prill 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 33, datë 2006-04-14
LIGJ
Nr.9481, datë 16.2.2006
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9418, DATË 20.5.2005 “PËR SIGURIMIN
SHOQËROR SUPLEMENTAR TË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.9418, datë 20.5.2005 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të
Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Neni 13 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 13
Kushtet e përfitimit të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi
1. Ushtarakët e shërbimit aktiv të përhershëm, që dalin në rezervë/lirim pas hyrjes në fuqi të
ligjit nr.9210, datë 23.3.2004 “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së
Shqipërisë”, deri në plotësimin e kushteve për pension të plotë pleqërie, sipas ligjit nr.7703, datë
11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, përfitojnë pension të parakohshëm,
për vjetërsi shërbimi, kur plotësojnë vjetërsinë e shërbimit si ushtarak, në masën 12 vjet për femrat dhe
15 vjet për meshkujt dhe kur kanë mbushur moshën 44 vjeç femrat dhe 47 vjeç meshkujt, në masën e
përcaktuar në nenin 14 të këtij ligji.
2. Ushtarakët e shërbimit aktiv të përhershëm, që kanë dalë në rezervë/lirim nga data 1 janar
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.