Ligj

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në amendamentin e Kopenhagenit të protokollit të Montrealit “Për substancat që hollojnë shtresën e ozonit”

Ligji nr. 9480, datë 16 shkurt 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9480
Data e miratimit
16 shkurt 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 21, 21 mars 2006
Hyn në fuqi
5 prill 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 21, datë 2006-03-21

LIGJ

Nr.9480, datë 16.2.2006

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AMENDAMENTIN E

KOPENHAGENIT TË PROTOKOLLIT TË MONTREALIT “PËR SUBSTANCAT

QË HOLLOJNË SHTRESËN E OZONIT”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 shkronja “b” të Kusht etutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në amendamentin e Kopenhagenit të Protokollit të Montrealit

“Për substancat që hollojnë shtresën e ozonit”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4802, datë 10.3.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë

Alfred Moisiu

AMENDAMENTI I PROTOKOLLIT TË MONTREALIT

Marrë nga aneksi III i raportit të takimit të katërt të palëve të protokollit të Montrealit për

substancat që dëmtojnë shtresën e ozonit

AMENDAMENTI I PROTOKOLLIT TË MONTREALIT

PËR SUBSTANCAT OZON HOLLUESE

Neni 1

Amendament

A. Neni 1, paragrafi 4

Në paragrafin 4 të nenit 1 të protokollit fjalët:

Ose në aneksin B do të zëvendësohet me aneksin B, aneksin C ose aneksin E;

B. Neni 1, paragrafi 9

Paragrafi 9 i nenit 1 të protokollit do të fshihet;

C. Neni 2, paragrafi 5

Në paragrafin 5 të nenit 2 të protokollit pas fjalëve:

Nenet 2A deri 2E do të shtohet dhe neni 2H;

D. Neni 2, paragrafi 5

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.