Ligj

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në vendimet II/14 dhe III/7, amendamente të konventës së ESPOO-s “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis, në kontekst ndërkufitar”

Ligji nr. 9478, datë 16 shkurt 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9478
Data e miratimit
16 shkurt 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 20, 17 mars 2006
Hyn në fuqi
1 prill 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 2006-03-17

LIGJ

Nr.9478, datë 16.2.2006

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË VENDIMET II/14 DHE III/7, AMENDAMENTE TË KONVENTËS SË ESPOO-S “PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT

NË MJEDIS, NË KONTEKST NDËRKUFITAR”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në vendimin II/14, amendament i Konventës së ESPOO-s “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis, në kontekst ndërkufitar”.

Neni 2

Republika e Shqipërisë aderon në vendimin III/7, amendament i Konventës së ESPOO-s “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis, në kontekst ndërkufitar”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4800, datë 10.3.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

SHTOJCA VII

VENDIMI III/7

AMENDAMENTI I DYTË I KONVENTËS SË ESPOO-S

Mbledhja,

duke mbajtur parasysh vendimin e saj 11/10 mbi rishikimin e Konventës dhe paragrafin 19 të Deklaratës Ministeriale të Sofies;

duke dëshiruar të ndryshojë Konventën me synim forcimin e mëtejshëm të zbatimit të saj dhe përmirësimin e raportit me marrëveshjet e tjera shumëpalëshe mjedisore;

duke përgëzuar punën e bërë nga grupi i punës i krijuar në mbledhjen e dytë të palëve, nga grupi i vogël mbi ndryshimet dhe nga vetë grupi i punës mbi vlerësimin e ndikimit në mjedis;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.