Ligj

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në amendamentin e Pekinit të protokollit të Montrealit “Për substancat që hollojnë shtresën e ozonit

Ligji nr. 9486, datë 2 mars 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9486
Data e miratimit
2 mars 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 22, 6 prill 2006
Hyn në fuqi
21 prill 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 2006-04-06

LIGJ

Nr.9486, datë 6.3.2006

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AMENDAMENTIN E PEKINIT TË PROTOKOLLIT TË MONTREALIT “PËR SUBSTANCAT QË HOLLOJNË

SHTRESËN E OZONIT”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në amendamentin e Pekinit të Protokollit të Montrealit “Për substancat që hollojnë shtresën e ozonit”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4809, datë 20.3.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu

AMENDAMENTI I PEKINIT

(Marrë nga aneksi V i raportit të mbledhjes së njëmbëdhjetë të palëve të protokollit të Montrealit për substancat që dëmtojnë shtresën e ozonit)

ANEKSI V

AMENDAMENT I PROTOKOLLIT TË MONTREALIT

PËR SUBSTANCAT OZONHOLLUESE

Neni 1

Amendim

A. Neni 2, paragrafi 5

Në paragrafin 5 të nenit 2 të protokollit, fjalët:

Nenet 2A deri 2E do të zëvendësohen me nenet 2A deri 2F;

B. Neni 2, paragrafët 8 (a) dhe 11

Në paragrafët 8 (a) dhe 11 të nenit të nenit 2 të protokollit, fjalët:

Nenet 2A deri 2H do të zëvendësohen me nenet 2A deri 2I;

C. Neni 2F, paragrafi 8

Paragrafi i mëposhtëm do të shtohet pas paragrafit 7 të nenit 2F të protokollit:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.