Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në amendamentin e Londrës, aneksi II, të protokollit të Montrealit “Për substancat që hollojnë shtresën e ozonit”
Ligji nr. 9484, datë 2 mars 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9484
- Data e miratimit
- 2 mars 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 22, 6 prill 2006
- Hyn në fuqi
- 21 prill 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 2006-04-06
LIGJ
Nr.9484, datë 2.3.2006
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AMENDAMENTIN E LONDRËS, ANEKSI II, TË PROTOKOLLIT TË MONTREALIT “PËR SUBSTANCAT QË HOLLOJNË SHTRESËN E OZONIT”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 shkronja “b” të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në amendamentin e Londrës, Aneksi II, të Protokollit të Montrealit “Për substancat që hollojnë shtresën e ozonit”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4807, datë 20.3.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu
AMENDAMENTI I PROTOKOLLIT
TË MONTREALIT PËR SUBSTANCAT QË HOLLOJNË SHTESËN E OZONIT
MIRATUAR NGA TAKIMI I NËNTË I PALËVE
Neni 1
Amendamenti
A. Neni 4, paragrafi 1 qua
Paragrafi i mëposhtëm do të futet pas paragrafit 1 ter të nenit 4 të protokollit:
1 qua. Brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi të këtij paragrafi, çdo palë do të ndalojë importin e substancës së kontrolluar në aneksin E nga shtete që nuk janë palë të këtij protokolli.
B. Neni 4, paragrafi 2 qua
Paragrafi i mëposhtëm do të futet pas paragrafit 2 ter të nenit 4 të protokollit:
2 qua. Duke filluar nga një vit pas datës së hyrjes në fuqi të këtij paragrafi, çdo palë do të ndalojë eksportin e substancës së kontrolluar në aneksin E në çdo shtet që nuk është palë e këtij protokolli
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.