Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9047, datë 10.7.2003 “Për shërbimin ushtarak në Republikën e Shqipërisë”
Ligji nr. 9487, datë 6 mars 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9487
- Data e miratimit
- 6 mars 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 24, 7 prill 2006
- Hyn në fuqi
- 22 prill 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 2006-04-07
LIGJ
Nr.9487, datë 6.3.2006
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9047, DATË 10.7.2003
“PËR SHËRBIMIN USHTARAK NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.9047, datë 10.7.2003 “Për shërbimin ushtarak në Republikën e Shqipërisë”, bëhen këto
shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Fjalia e dytë e pikës 1 të nenit 10 ndryshohet si më poshtë:
“Shtetasi shqiptar që ka përfunduar një shkollë të lartë universitare me shkëputje nga puna, brenda
ose jashtë vendit, përjashtohet nga kryerja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.”.
Neni 2
Në nenin 14 bëhen këto ndryshime e shtesa:
1. Shkronja “b” ndryshohet si më poshtë:
“b) për rastet e fatkeqësive familjare dhe kur personat në ngarkim të ushtarit mbeten pa
përkujdesje;”.
2. Pas shkronjës “c” shtohen shkronjat “ç” dhe “d” me këtë përmbajtje:
“ç) shtetasi kryefamiljar, i cili gjatë kohës së kryerjes së shërbimit ush tarak bëhet me dy ose më
shumë fëmijë;
d) titullohet ushtar profesionist.”.
3. Në paragrafin e fundit shprehja “shkronjave “a”, “b” dhe “c”” bëhet “shkronjave “a”, “b”, “c”,
“ç” dhe “d””.
Neni 3
Pas nenit 36 shtohet neni 36/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 36/1
Detyrimet e organeve të Policisë së Shtetit
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.