Ligj

Për një ndryshim në ligjin nr.7512, datë 10.8.1991 “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarisë private të pavarur dhe privatizimit”, të ndryshuar

Ligji nr. 9491, datë 13 mars 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9491
Data e miratimit
13 mars 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 24, 7 prill 2006
Hyn në fuqi
22 prill 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 2006-04-07

LIGJ

Nr.9491, datë 13.3.2006

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7512, DATË 10.8.1991 “PËR SANKSIONIMIN DHE

MBROJTJEN E PRONËS PRIVATE, TË NISMËS SË LIRË, TË VEPRIMTARISË PRIVATE TË

PAVARUR DHE PRIVATIZIMIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Neni 25 i ligjit nr.7512, datë 10.8.1991 “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të

nismës së lirë, të veprimtarisë private të pavarur dhe privatizimit”, të ndryshuar, ndryshohet si më poshtë:

“Neni 25

Ministria e Financave është i vetmi organ, që kryen procedurat e shitjes së pronës shtetërore që

privatizohet, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe me ligj.”.

Neni 2

Agjencia Kombëtare e Privatizimit shkrihet dhe pushon së funksionuari si institucion qendror në

varësi të Ministrit të Financave.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4819, datë 28.3.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë

Alfred Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.