Për ratifikimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara Kundër Korrupsionit
Ligji nr. 9492, datë 13 mars 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9492
- Data e miratimit
- 13 mars 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 27, 10 prill 2006
- Hyn në fuqi
- 25 prill 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 2006-04-10
LIGJ
Nr.9492, datë 13.3.2006
PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA
KUNDËR KORRUPSIONIT
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet Konventa e Kombeve të Bashkuara Kundër Korrupsionit, miratuar në Nju-Jork më 31 tetor 2003.
Neni 2
Në zbatim të pikës 3 të nenit 6 të Konventës, autoriteti që mund të asistojë shtetet e tjera palë në zhvillimin dhe zbatimin e masave të veçanta për parandalimin e korrupsionit është Departamenti i Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsionit në Këshillin e Ministrave.
Neni 3
Në zbatim të shkronjës "a'' të pikës 6 të nenit 44 të Konventës, Republika e Shqipërisë e pranon këtë Konventë si bazë ligjore në bashkëpunimin me shtetet e tjera palë të Konventës për ekstradimin.
Neni 4
1. Në zbatim të pikës 13 të nenit 46 të Konventës, autoriteti qendror përgjegjës dhe i autorizuar, për të marrë kërkesa për ndihmë të ndërsjellë ligjore, si dhe për t'i ekzekutuar ose transmetuar ato në organet përkatëse për ekzekutim është Prokuroria e Përgjithshme për kërkesat për hetimin dhe procedimin penal dhe Ministria e Drejtësisë për kërkesat gjatë gjykimit dhe ekzekutimit të dënimit, si dhe për kërkesat për ekstradimin dhe transferimin e personave të dënuar.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.