Për ratifikimin e Konventës për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, Paris 2003
Ligji nr. 9490, datë 13 mars 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9490
- Data e miratimit
- 13 mars 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 24, 7 prill 2006
- Hyn në fuqi
- 22 prill 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 2006-04-07
LIGJ
Nr.9490, datë 13.3.2006
PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS PËR RUAJTJEN E TRASHËGIMISË KULTURORE JOMATERIALE, PARIS 2003
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet Konventa për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, Paris 2003.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4818, datë 28.3.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu
KONVENTA
PËR RUAJTJEN E TRASHËGIMISË KULTURORE JOMATERIALE
Paris, më 17 tetor 2003
Konferenca e përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arsimin shkencën dhe kulturën, më poshtë e quajtur “UNESCO”, e mbledhur në Paris nga 29 shtatori deri në 17 tetor 2003 në sesionin e 32-të të saj,
duke iu referuar instrumenteve ndërkombëtare ekzistuese lidhur me të drejtat e njeriut, në veçanti Deklaratës së përbotshme për të drejtat e njeriut të 1948-ës, Paktit ndërkombëtar për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore të 1966-ës dhe Paktit ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike të 1966-ës;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.