Ligj

Për ratifikimin e protokollit shtesë të Konventës Europiane “Për informimin për të drejtën e huaj

Ligji nr. 9488, datë 13 mars 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9488
Data e miratimit
13 mars 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 24, 7 prill 2006
Hyn në fuqi
22 prill 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 2006-04-07

LIGJ

Nr.9488, datë 13.3.2006

PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT SHTESË TË KONVENTËS EUROPIANE “PËR

INFORMIMIN PËR TË DREJTËN E HUAJ”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet protokolli shtesë i Konventës Europiane “Për informimin për të drejtën e huaj”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4816, datë 28.3.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë

Alfred Moisiu

PROTOKOLL SHTESË

I KONVENTËS EUROPIANE PËR INFORMIMIN MBI TË DREJTËN E HUAJ

Strasburg, më 15.2.1978

Shtetet nënshkruese, anëtare të Këshillit të Europës,

duke pasur parasysh dispozitat e Konventës E uropiane për Informimin mbi të drejtën e huaj, të

hapur për nënshkrim në Londër, më 7 qershor 1968 (këtu e më poshtë, referuar si “Konventa”);

duke konsideruar se është e dëshirueshme të zgjerohet sistemi i ndihmës së ndërsjellë

ndërkombëtare të inici uar nga kjo Konventë në fushën e të drejtës dhe procedurës penale, në një kuadër

shumëpalësh, të hapur për të gjitha Palët Kontraktuese të Konventës;

duke marrë në konsideratë qëllimin e eliminimit të barrierave ekonomike ndaj procedimeve ligjore

dhe lejimin e personave në një pozicion ekonomik të dobët të ushtrojnë lehtësisht të drejtat e tyre në shtetet

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.