Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Misionit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) për transferimin e personave të dënuar

Ligji nr. 9496, datë 20 mars 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9496
Data e miratimit
20 mars 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 28, 11 prill 2006
Hyn në fuqi
26 prill 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 28, datë 2006-04-11

LIGJ

Nr.9496, datë 20.3.2006

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MISIONIT TË PËRKOHSHËM TË KOMBEVE TË BASHKUARA NË KOSOVË (UNMIK) PËR TRANSFERIMIN E PERSONAVE

TË DËNUAR”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 shkronja “b” të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Misionit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) për transferimin e personave të dënuar”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4824, datë 28.3.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu

MARRËVESHJE

NDËRMJET MISIONIT TË PËRKOHSHËM TË ADMINISTRATËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA NË KOSOVË (UNMIK) DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR TRANSFERIMIN E PERSONAVE TË DËNUAR

Hyrje

Misioni i Përkohshëm i Administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë, nënshkruese të kësaj Marrëveshjeje,

duke dëshiruar zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën penale;

duke konsideruar se një bashkëpunim i tillë duhet të çojë më tej qëllimet e drejtësisë dhe rehabilitimin social të personave të dënuar;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.