Për krijimin e Agjencisë Shqiptare të Biznesit dhe Investimeve
Ligji nr. 9497, datë 20 mars 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9497
- Data e miratimit
- 20 mars 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 26, 10 prill 2006
- Hyn në fuqi
- 25 prill 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 26, datë 2006-04-10
LIGJ
Nr.9497, datë 20.3.2006
PËR KRIJIMIN E AGJENCISË SHQIPTARE TË BIZNESIT DHE INVESTIMEVE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
1. Objekt i këtij ligji është krijimi i Agjencisë Shqiptare të Biznesit dhe Investimeve, përcaktimi i
fushës së veprimtarisë dhe i parimeve e rregullave të përgjithshme për organizimin dhe funksionimin e
kësaj Agjencie.
2. Funksionimi dhe veprimtaria e Agjencisë Shqiptare të Biznesit dhe Investimeve përcaktohen në
statut, i cili miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
3. Struktura dhe organika përcaktohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e Ministrit të
Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Neni 2
Agjencia Shqiptare e Biznesit dhe Investimeve (ASHBI), që më poshtë në ligj do të quhet thjesht
"Alb-Invest", është person juridik publik, në varësi të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës,
me seli në Tiranë dhe e ushtron veprimtarinë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Neni 3
Objekte të veprimtarisë së Alb-Invest-it janë:
a) zbatimi i politikave dhe strategjive, zhvillimi i programeve dhe projekteve, në mbështetje të
zhvillimit të sektorit privat;
b) studimi, kërkimi, analizat dhe konkluzionet për klimën e biznesit;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.