Për ratifikimin e Traktatit të krijimit të Komunitetit të Energjisë
Ligji nr. 9501, datë 3 prill 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9501
- Data e miratimit
- 3 prill 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 38, 3 maj 2006
- Hyn në fuqi
- 18 maj 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 38, datë 2006-05-03
LIGJ
Nr.9501, datë 3.4.2006
PËR RATIFIKIMIN E TRAKTATIT TË KRIJIMIT
TË KOMUNITETIT TË ENERGJISË
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet Traktati i krijimit të Komunitetit të Energjisë.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4835, datë 25.4.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
TRAKTATI I KRIJIMIT TË KOMUNITETIT TË ENERGJISË
Palët, të cilat janë:
Komuniteti Europian, nga njëra anë dhe
Palët Kontraktuese të mëposhtme, nga ana tjetër:
- Republika e Shqipërisë, Republika e Bullgarisë, Bosnja dhe Hercegovina, Republika e Kroacisë, ish-Republika Federale e Maqedonisë, Republika e Malit të Zi, Rumania, Republika e Serbisë, Republika e Turqisë, në njërën anë (Palët Aderuese) dhe
- misioni i UNMIK në Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara,
në konsolidim të Procesit të Athinës dhe memorandumeve të mirëkuptimit të Athinës 2002 dhe 2003,
duke pasur parasysh që Republika e Bullgarisë, Rumanisë, Republika e Turqisë dhe Republika e Kroacisë janë vende kandidate për hyrje në Bashkimin Europian, dhe që ish-Republika e Jugosllave e Maqedonisë ka bërë gjithashtu kërkesën për anëtarësim;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.