Për disa ndryshime në ligjin nr.9075, datë 29.5.2003 “Për miratimin e kritereve dhe termave kryesorë të zgjidhjes së borxhit të jashtëm të trashëguar, të papaguar të Shqipërisë
Ligji nr. 9507, datë 3 prill 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9507
- Data e miratimit
- 3 prill 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 37, 2 maj 2006
- Hyn në fuqi
- 17 maj 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 37, datë 2006-05-02
LIGJ
Nr.9507, datë 3.4.2006
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9075, DATË 29.5.2003 “PËR MIRATIMIN E
KRITEREVE DHE TERMAVE KRYESORË TË ZGJIDHJES SË BORXHIT TË JASHTËM
TË TRASHËGUAR, TË PAPAGUAR TË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.9075, datë 29.5.2003 “Për miratimin e kritereve dhe termave kryesorë të zgjidhjes
së borxhit të jashtëm të trashëguar, të papaguar të Shqipërisë”, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Shkronja "b" e pikës II të nenit 1 ndryshohet si më poshtë:
"b) për borxhin e jashtëm të trashëguar ndaj kreditorëve të tjerë, që nuk janë anëtarë të Klubit
të Parisit, përdoret të paktën njëri nga kriteret e mëposhtme:".
Neni 2
Fjalia e dytë e pikës III "Afati i përfundimit të marrëveshjeve" të nenit 1 ndryshohet si më
poshtë:
“Marrëveshjet dypalëshe për zgjidhjen e borxhit të jashtëm të përfundohen deri më
31.12.2007.”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.484 1, datë 25.4.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred
Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.