Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Kombeve të Bashkuara “Për transportin e mallrave me rrugë detare (Rregullat e Hamburgut
Ligji nr. 9504, datë 3 prill 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9504
- Data e miratimit
- 3 prill 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 40, 3 maj 2006
- Hyn në fuqi
- 18 maj 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 40, datë 2006-05-03
LIGJ
Nr.9504, datë 3.4.2006
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E KOMBEVE TË BASHKUARA “PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE ME RRUGË DETARE (RREGULLAT E HAMBURGUT)”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në Konventën e Kombeve të Bashkuara “Për transportin e mallrave me rrugë detare (Rregullat e Hamburgut)”, bërë në Hamburg më 31 mars 1978.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4838, datë 25.4.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
KONVENTA E KOMBEVE TË BASHKUARA
PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE ME RRUGË DETARE
(RREGULLAT E HAMBURGUT)
(HAMBURG, MË 31 MARS TË VITIT 1978)
Shtetet Palë në këtë Konventë,
duke pranuar vullnetin për të vendosur me anë të marrëveshjes disa rregulla në lidhje me transportin e mallrave në rrugë detare,
kanë vendosur të lidhin një marrëveshje për këtë qëllim dhe kanë rënë dakord si më poshtë vijon:
SEKSIONI I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Termat
Në këtë Konventë:
1. Termi “Transportues mallrash” nënkupton çdo person nga i cili ose në emër të të cilit është lidhur një kontratë për transportin e mallrave me rrugë detare me një dërgues të mallit.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.