Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për Kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR) dhe Protokollin e nënshkrimit
Ligji nr. 9503, datë 3 prill 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9503
- Data e miratimit
- 3 prill 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 39, 3 maj 2006
- Hyn në fuqi
- 18 maj 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 39, datë 2006-05-03
LIGJ
Nr.9503, datë 3.4.2006
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN PËR KONTRATËN E TRANSPORTIT RRUGOR NDËRKOMBËTAR TË MALLRAVE (CMR) DHE PROTOKOLLIN E NËNSHKRIMIT
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në Konventën për Kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR) dhe Protokollin e nënshkrimit.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4837, datë 25.4.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
KONVENTA
MBI KONTRATËN PËR TRANSPORTIN RRUGOR NDËRKOMBËTAR TË MALLRAVE (CMR)
Bërë në Gjenevë, më 19 Maj 1956
Kombet e Bashkuara
PREAMBULË
Palët kontraktuese,
duke njohur dobinë e standardizimit të kushteve që rregullojnë kontratën për transportin rrugor ndërkombëtare të mallrave, sidomos në lidhje me dokumentet për këtë transport dhe përgjegjësinë e transportuesit,
ranë dakord si më poshtë:
KAPITULLI I
FUSHA E ZBATIMIT
Neni 1
1. Kjo Konventë zbatohet për çdo kontratë të transportit rrugor të mallrave në automjete me shpërblim, ku vendi i marrjes në dorëzim të mallrave dhe vendi i caktuar për dorëzim, sipas parashikimit në kontratë, ndodhen në dy vende të ndryshme, nga të cilët njëri është vend kontraktues, pavarësisht nga vendbanimi ose shtetësia e palëve.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.