Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Artigiancassa S.P.A. për financimin e programit “Periferitë urbane të Tiranës–komponenti infrastrukturor

Ligji nr. 9510, datë 10 prill 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9510
Data e miratimit
10 prill 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 40, 3 maj 2006
Hyn në fuqi
18 maj 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 40, datë 2006-05-03

LIGJ

Nr.9510, datë 10.4.2006

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES FINANCIARE NDËRMJET KËSHILLIT TË

MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ARTIGIANCASSA S.P.A. PËR

FINANCIMIN E PROGRAMIT “PERIFERITË URBANE TË TIRANËS – KOMPONENTI

INFRASTRUKTUROR””

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së

Shqipërisë dhe ARTIGIANCASSA S.P.A. për financimin e programit “Periferitë urbane të Tiranës –

komponenti infrastrukturor””.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4844, datë 25.4.2006 të Presiden tit të Republikës së Shqipërisë, Alfred

Moisiu

MARRËVESHJE FINANCIARE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE ARTIGIANCASSA S.P.A

EURO 3 000 000, 00

PROGRAMI PËR PERIFERITË URBANE TË TIRANËS

KOMPONENTI INFRASTRUKTUROR

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë (në vijim i quajtur si “Huamarrësi”), i

përfaqësuar nga Ministria e Financave nga njëra anë, dhe Artigiancassa S.p.A., e listuar në regjistrin e

bankave me një kapital 35 000 000, 00 me zyrë të regjistruar në Romë, Via Crescenzo del Monte 25,

me regjistër të kompanive, kodi i taksës no.01158450583, TVSH no.00968081000 (në vijim e quajtur

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.