Për një ndryshim në ligjin nr.7943, datë 1.6.1995 “Për pensionet suplementare dhe institutet private të pensioneve”, të ndryshuar
Ligji nr. 9517, datë 18 prill 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9517
- Data e miratimit
- 18 prill 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 46, 15 maj 2006
- Hyn në fuqi
- 30 maj 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 46, datë 2006-05-15
LIGJ
Nr.9517, datë 18.4.2006
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7943, DATË 1.6.1995 “PËR PENSIONET
SUPLEMENTARE DHE INSTITUTET PRIVATE TË PENSIONEVE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7943, datë 1.6.1995 “Për pensionet suplementare dhe institutet private të pensioneve”,
të ndryshuar, pika 5 e nenit 1 “Përkufizime” ndryshohet si më poshtë:
“5. Me termin “Inspektorat” kuptohet një strukturë pranë Ministrisë së Financave.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4859, datë 10.5.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.