Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit
Ligji nr. 9518, datë 18 prill 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.
- Numri
- 9518
- Data e miratimit
- 18 prill 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 46, 15 maj 2006
- Hyn në fuqi
- 30 maj 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 46, datë 2006-05-15
LIGJ
Nr.9518, datë 18.4.2006
PËR MBROJTJEN E TË MITURVE NGA PËRDORIMI I ALKOOLIT
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Ky ligj ka si qëllim parandalimin e pasojave shëndetësore nga konsumi i alkoolit, nëpërmjet
përdorimit të pijeve alkoolike nga të miturit.
Neni 2
Objekti i ligjit
Objekti i ligjit është ndalimi i përdorimit të pijeve alkoolike nga të miturit.
Në kuptimin e këtij ligji, pije alkoolike konsiderohen ato pije, që në volumin e tyre kanë përqindje
të alkoolit të barabartë ose më të lartë se 1,2 për qind.
Neni 3
Reklama e pijeve alkoolike
Konsiderohet reklamë e pijeve alkoolike çdo formë komunikimi, udhëzimi apo veprimi tregtar i
ngjashëm me to dhe që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo ndikon në nxitjen e përdorimit të alkoolit.
Neni 4
Ndalime për përdorimin e alkoolit
Ndalohet shitja ose ofrimi falas i pijeve alkoolike të miturve apo konsumimi i tyre në vende
publike nga të miturit.
Në kuptimin e këtij ligji, vendi publik përfshin çdo njësi tregtare, bar, restorant ose klub nate.
Neni 5
Frekuentimi i lokaleve të natës
Përveç rasteve kur është i shoqëruar nga prindi ose kujdestari i tij, një i mitur nuk mund të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 14 shkurt 2013 · 48/2013 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9518, datë 18.4.2006 “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.