Ligj

Për zbatimin e konventës “Për ndalimin e përdorimit, të magazinimit, të prodhimit dhe të transferimit të minave kundër personit (MKP) dhe për shkatërrimin e tyre”

Ligji nr. 9515, datë 18 prill 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9515
Data e miratimit
18 prill 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 46, 15 maj 2006
Hyn në fuqi
30 maj 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 46, datë 2006-05-15

LIGJ

Nr.9515, datë 18.4.2006

PËR ZBATIMIN E KONVENTËS “PËR NDALIMIN E PËRDORIMIT, TË MAGAZINIMIT, TË

PRODHIMIT DHE TË TRANSFERIMIT TË MINAVE KUNDËR PERSONIT (MKP) DHE PËR

SHKATËRRIMIN E TYRE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 122 pika 1 të Kus htetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton autoritetin, përgjegjësitë dhe funksionimin e organeve të nevojshme për zbatimin

e detyrimeve, që rrjedhin nga Konventa “Për ndalimin e përdorimit, të magazinimit, të prodhimit dhe të

transferimit të minave kundër personit (MKP) dhe për shkatërrimin e tyre” për Republikën e Shqipërisë, si

shtet palë në këtë Konventë dhe që më poshtë do të quhet thjesht Konventë.

Neni 2

Kompetencat e autoritetit shtetëror për zbatimin e Konventës

1. Ministri i Mbrojtjes është autoriteti shtetëror përgjegjës i Republikës së Shqipërisë për zbatimin

e Konventës.

2. Autoriteti shtetëror bashkëpunon me të gjithë organizmat e vendit dhe ata ndërkombëtarë për

zbatimin e plotë të Konventës.

3. Autoriteti shtetëror, në rast zbulimi të zonave të minuara ose të dyshuara si të minuara, urdhëron

marrjen e masave për sigurimin, rrethimin apo vendosjen e shenjave të dukshme, si dhe njoftimin e

paralajmërimin me çdo mënyrë të popullsisë civile në atë zonë.

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.