Ligj

Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr.8464, datë 11.3.1999 “Për standardizimin”, të ndryshuar

Ligji nr. 9519, datë 18 prill 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9519
Data e miratimit
18 prill 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 46, 15 maj 2006
Hyn në fuqi
30 maj 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 46, datë 2006-05-15

LIGJ

Nr.9519, datë 18.4.2006

PËR NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8464, DATË 11.3.1999

“PËR STANDARDIZIMIN”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8464, datë 11.3.1999 “Për standardizimin”, të ndryshuar, bëhen shtesa dhe ndryshimi

si më poshtë:

Neni 1

Në fund të nenit 7 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

"Veprimtaria e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit kontrollohet nga Bordi Drejtues.

Kriteret e përfaqësimit, numri i anëtarëve dhe rregullorja e funksionimit të Bordit Drejtues përcaktohen me

vendim të Këshillit të Ministrave.".

Neni 2

Neni 8 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 8

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit është institucion qendror publik, me qendër në Tiranë,

në varësi të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit është institucion buxhetor, me buxhet më vete.

Drejtori i Përgjithshëm emërohet dhe shkarkohet nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe

Energjetikës.”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.48 61, datë 10.5.2006 të Presid entit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.