Për disa ndryshime në ligjin nr. 9323, datë 25.11.2004 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”
Ligji nr. 9523, datë 25 prill 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9523
- Data e miratimit
- 25 prill 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 48, 17 maj 2006
- Hyn në fuqi
- 1 qershor 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2006-05-17
LIGJ
Nr.9523, datë 25.4.2006
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9323, DATË 25.11.2004
“PËR BARNAT DHE SHËRBIMIN FARMACEUTIK”
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.9323, datë 25.11.2004 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, bëhen këto
ndryshime:
Neni 1
Pika 2 e nenit 13 ndryshohet si më poshtë:
“2.QKKB-ja pranon për regjistrim:
a) barnat e prodhuara në vendin tonë, si dhe barnat e regjistruara dhe që qarkullojnë në njërin nga
vendet e Bashkimit Europian, Zvicër, SHBA, Kanada, Japoni dhe Australi;
b) barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit, vetëm kur janë të regjistruara dhe qarkullojnë në
vendin e tyre prej jo më pak se 2 vjetësh.”.
Neni 2
Neni 57 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 57
Kundërvajtjet administrative
1. Shkeljet e mëposhtme, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe
dënohen nga inspektorët farmaceutikë si më poshtë:
a) shkelja e nenit 8 pikat 1 e 2 dhe nenit 9, fabrikimi i barnave pa autorizimin përkatës dhe
ndryshimi në formën farmaceutike pa autorizim, dënohen me sekuestrim të barnave dhe heqje të licencës së
ushtrimit të veprimtarisë dhe të drejtuesit teknik;
b) shkelja e nenit 19, hedhja në treg e barnave të regjistruara pa lejen e përdorimit dhe e barnave të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.